Giroudi befason Milanin, qëndron te Chelsea

05 qershor 2021 | 11:41

Oliver Giroud ka vendosur që të rinovojë kontratën me Chelsean.

Francezi ishte shumë afër transferimit tek Milan, por duket se suksesi në Londër e ka dehur. Ai do të vijojë edhe për një vit tek Chelsea.

Së fundmi Giroud fitoi Champions League edhe pse nuk luajti asnjë minutë në finale, por 34-vjeçari është i vendosur të qëndrojë.

Gara për kreun e sulmit tek Chelsea është më e fortë se kurrë, me Werner dhe Havertz, ndërkohë që Tuchel kërkon edhe një tjetër bomber, një mes Lukakut dhe Kane.

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Rënia rasteve pozitive me koronavirus në Kosovës, ka bërë që…