Giuffredi: Ancelotti e shkatërroi Hysajn

18 shkurt 2020 | 16:16

Mario Giueffredi ka thënë se Elseid Hysaj nuk është në formën e tij të mëparshme te Napoli shkaku i vendimeve të Carlo Ancelottit.

Agjenti i mbrojtësit shqiptar e ka fajësuar trajnerin aktual të Evertonit se ka ndikuar për të keq në formën e lojtarit. “Ancelotti e ka shkatërruar vetëbesimin e Elseidit (Hysajt). Ai ia ka marrë të gjithë besimin që e kishte në vete. Ai nuk bëri asgjë te Napoli, andaj edhe u shkarkua. Nuk e preferoj të flas për raportin e lojtarëve me trajnerin, por shumë lojtarë janë ndikuar për të keq nga Ancelotti”, ka thënë Giuffredi.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një gjykatë në Holandë e ka mbështetur apelin e disa…