Gjakova, Malisheva dhe Rahoveci mbeten pa rrymë

18 korrik 2021 | 21:04

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS), ka njoftuar se për shkak të kushteve atmosferike kanë mbetur pa rrymë Gjakova, Malisheva dhe Rahoveci.

Sipas KEDS-it, këto lokalitete po përballen me erëra dhe shi të fuqishëm.

“Kjo ka bërë që të afektohet edhe rrjeti elektrik dhe si pasojë konsumatorët të përballen me mungesë të energjisë elektrike”, ka njoftuar KEDS.

Kjo kompania ka kërkuar mirëkuptim nga konsumatorët për situatën e krijuar. “Duke kërkuar mirëkuptim, kërkojmë nga konsumatorët që nëse hasin në ndonjë avari në rrjet, të lajmërojnë Qendrën  e Thirrjes në numrin pa pagesë 0800 79 100. Në ndërkohë, përmes rrjeteve sociale do ju mbajmë të informuar me situatën në terren”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës njofton se pas reshjeve të mëdha që…