Gjakova, nikoqire e takimit të Kolegjiumit të zyrtarëve ligjorë të AKK-së

13 nëntor 2019 | 15:46

Komuna e Gjakovës ka qenë nikoqire e takimit të pestë të Kolegjiumit të zyrtarëve ligjorë të Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK).

Në këtë takim, zyrtarë ligjorë nga komuna të ndryshme të Kosovës, kanë diskutuar rreth Udhëzimit administrativ nr. 02/2019 për organizimin, funksionimin dhe bashkëpunimin e komunave me fshatra, vendbanime dhe lagje urbane. Ky udhëzim administrativ është miratuar nga MAPL-ja në qershor të këtij viti dhe i obligon komunat që brenda gjashtë muajsh të harmonizojnë rregulloret me këtë udhëzim.

Udhëheqësi i Zyrës Ligjore në Komunën e Gjakovës, Frrok Gjergjaj, e ka informuar Kolegjiumin e zyrtarëve ligjorë se kjo komunë ka filluar hartimin e rregullores që derivon nga ky udhëzim administrativ.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Lipjanit në bashkëpunim me organizatën Qatar Charity të…