Gjakovari arrestohet për ngacmim seksual

02 tetor 2022 | 09:07

Një rast i ngacmimit seksual ndaj një vajze ka ndodhur në Gjakovë.

Policia ka arrestuar një person të gjinisë mashkullore pasi i njëjti dyshohet se e ka ngacmuar me fjalë të ndryshme të natyrës seksuale një vajzë.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

NGACMIM SEKSUAL/Gjakovë 01.10.2022 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte ngacmuar me fjalë të ndryshme të natyrës seksuale viktimën femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në përvjetorin jubilar të demonstratave të 1 tetorit të vitit…