Gjakovarja vjedh para dhe dokumente në një noteri, i ikën policisë

26 nëntor 2020 | 09:03

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje në rrugën “Ferid Domi” në Gjakovë. Një grua ka vjedhur një kasaforë në të cilët kishte para dhe dokumente të noterit për shitjen e një prone të ti.

Policia s’ka arritur ta arrestojë të dyshuarën.

“Rr. Ferid Domi, Gjakovë 25.11.2020-15:00. Viktima mashkull  kosovar ka raportuar se e dyshuara femër  kosovare, ka vjedhur një kasaforte në të cilën kishte para dhe euro dhe dokumente të noterit për shitjen e një prone të tij. E dyshuara është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raport./ Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Italia ka regjistruar një tjetër ditë të zezë, ku raportohtet…