Gjashtë medalje për Kosovën në grup-moshat e reja në xhudo
10 janar 2022
| 14:21
Dje u mbajt turneu ndërkombëtar në Lendava të Sllovenisë për grup-moshat U12, U14, U16, U21. Pjesëmarrës atje ishin 184 garues dhe 32 klube nga 4 shtete.
Nga Kosova në këtë turne morën pjesë 6 garues në grup-moshën U21. Të gjithë fituan medalje, ku 4 ishin të arta, një i argjendtë dhe një i bronztë. Bashkë me ta kanë udhëtuar edhe trajneri Driton Kuka dhe ndihmëstrajnerët, Majlinda Kelmendi e Fatos Tabaku.
Dardan Cena -73 kg – i artë
Anes Veseli -100 kg – i artë
Fatjona Kasapi -57kg – e artë
Dëbora Gjakova -63 kg – e artë
Muhamedin Veseli -66 kg – i argjendtë
Rios Kuka +100 kg – i bronztë



