Gjashtë militantë të Al-Kaidës vriten në një sulm me dron

25 nëntor 23:00

Gjashtë militantë të dyshuar të Al-Kaidës janë vrarë në një sulm me dron në qendër të Jemenit, njoftuan zyrtarët e sigurisë.

Sulmi me dron u bë ndaj një caku të dyshuar të Al-Kaidës në provincën al-Bayad, ku u vranë dy persona, që besohet se janë udhëheqës lokalë të grupit dhe katër militantë të tjerë, thanë zyrtarët, raporton Reuters.

 

Forcat e Shteteve të Bashkuara në vazhdimësi kanë kryer sulme ajrore me dron kundër degës së Al-Kaidës në Jemen, e njohur si Al-Kaida në Gadishullin Arabik.

 

Ky grup ka forcuar prezencën e saj në Jemen, duke shfrytëzuar luftën pothuajse katërvjeçare në mes të rebelëve Huthi dhe forcave të qeverisë së presidentit Abd-Rabbu Mansour./REL

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marina ukrainase ka njoftuar sonte se forcat detare ruse konfiskuan…