Rusia kap tri anije luftarake ukrainase

25 nëntor 2018 | 22:54

Marina ukrainase ka njoftuar sonte se forcat detare ruse konfiskuan tri anije të Ukrainës në kalimin Kerç.

Siç thuhet, ky informacion trajtohet si “njohuri operacionale”.

“Anijet e vogla të artilerisë ‘Berdyansk’ dhe ‘Nikopol’ u goditën nga zjarri i armikut. Anija ‘Jana Kapu’ u detyrua të ndalonte. Të tre anijet u kapën nga forcat ruse. Ka gjithashtu informacion rreth dy marinarëve të plagosur ukrainas,” thuhet në njoftim, transmeton “KosovaPress”.

Me herët anija e Rojës Bregdetare ruse goditi një anije detare ukrainase pranë Krimesë dhe dëmtoi motorët e saj. Po ashtu, forcat ruse shkrepën një raketë ndaj anijeve ukrainase, të cilët u kundërpërgjigjen me zjarr.

Incidenti ndodhi sot kur dy anije luftarake detare dhe një rimorkiator i Ukrainës kaluan nga Odesa në Detin e Zi në Mariupol në Detin Azov, përmes kalimit Kerç, një kalim të ngushtë midis Krimesë dhe Rusisë kontinentale.

Shërbimi rus Federal i Sigurisë (FSB) njoftoi sot se anijet ukrainase shkelën ujërat territoriale ruse që ishin mbyllur përkohësisht, njoftuan agjencitë ruse.

“Qëllimi i tyre është i qartë,  për të krijuar një situatë konflikti në atë zonë”, thuhet në një deklaratë të FSB .

Rusia pretendon mbi të drejtën mbi ujërat në Krime që nga bashkimi me dhunë i atij gadishulli në vitin 2014.

Kievi dhe Perëndimi akuzojnë Rusinë për bllokimin e qëllimshëm të lundrimit të anijeve tregtare përgjatë kalimit Kerç, rruga e vetme detare midis Detit të Zi dhe Detit Azov.

Ukraina akuzon Moskën për përpjekjet për të bllokuar portet e saj, në mënyrë që të përgatisë një ofensivë në Marijupol, qyteti i fundit më i madh nën kontrollin e Kievit në lindje të Ukrainës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Toni Kroos nuk i ka kursyer kritikat për repartin e…