Kroosi akuzon mbrojtjen e Realit

25 nëntor 2018 | 22:26

Toni Kroos nuk i ka kursyer kritikat për repartin e mbrojtjes dhe thotë se Real Madridi duhet të përmirësohet shumë në këtë aspekt.

Mesfushori gjerman e pranon se ekipi nuk ishte në lartësinë e duhur dhe duhet të rikthehet patjetër në ndeshjen ndaj Romës.

“Sigurisht se jemi të zhgënjyer me ndeshjen. Nuk ishim mirë dhe Eibari e meritoi plotësisht rezultatin. Është e vështirë të shpjegosh se çfarë ndodhi, por nuk na doli ndeshja siç e kishim parashikuar. Nuk e di nëse është kjo ndeshja më e dobët që kemi bërë. Por duhet të përmirësohemi shumë në mbrojtje. Pësojmë shumë gola dhe të martën na pret një ndeshje e vështirë. Duhet të ndryshojmë dhe të marrim rezultat pozitiv”, ka thënë Kroosi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy fitoret e fundit të Kosovës në “Ligën e kombeve”,…