Gjashtë persona humbin jetën pas fundosjes së anijes në Turqi

29 korrik 2018 | 12:32

Gjatë persona, përfshirë këtu edhe tri foshnje kanë vdekur, pasi anija me të cilën po udhëtonin 16 persona u fundos në brigjet e Truqisë, raporton agjencia shtetërore e lajmeve, “Anadolu”.

Nëntë persona janë shpëtuar nga rojet bregdetare, ndërkaq kërkimet dhe përpjekjet për shpëtim janë duke vazhduar edhe për një person që konsiderohet i zhdukur.

Ky incident ndodhi në brigjet e provincës Ayvalik.

Anija që është fundosur besohet se ishte nisur drejt ishullit grek Lesbos, që gjendet rreht 20 kilometra nga Turqia.

Prej muajit janar e deri në korrik të këtij viti, të paktën 54 migrantë kanë humbur jetën, gjatë përpjekjeve të tyre për të kaluar nga Turqia në Evropë.

Sipas zyrtarëve lokalë, personat që po mundoheshin të arrinin në ishullin grek ishin shtetas të Turqisë dhe dy prej tyre besohet se janë organizatorë të kalimeve të paligjshme të njerëzve për në vendet evropiane, ka raportuar “Anadolu”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Isuf Sherifi (ngjashmëritë dhe dallimet) Epiteti që iu dha Adem…