Gjashtë persona të lënduar në një aksident trafiku në Gjakovë

18 nëntor 2023 | 21:31

Gjashtë persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti sot në Qerim të Gjakovës.

Zëdhënësi i policisë për Gjakovë, Sheremet Elezaj, ka thënë për KosovaPress se në këtë aksident kanë qenë të përfshira pesë vetura.

“Rreth orës 13:35 është raportuar aksident trafiku në fshatin Qerim-Gjakovë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë pesë automjete (tri në lëvizje, ndërsa dy të parkuara). Për pasojë, gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, tha Elezaj.

“Njëri nga personat e lënduar po e vazhdon trajtimin në Spitalin Rajonal në Gjakovë, ndërsa të tjerët janë liruar”, ka shtuar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vëllaznimi ka arritur fitoren e 5-të rradhazi, kësaj here duke…