Gjashtë shtetet evropiane që Pfizer ia vonoi vaksinat

16 janar 2021 | 11:48

Gjashtë vende të Bashkimit Evropian e kanë quajtur si të papranueshme vonimin e shpërndarjes së një doze të vaksinave kundër COVID-19 nga kompania Pfizer.

Një zëdhënëse e Pfizer në Danimarkë ka deklaruar se kompania dëshiron të arrijë objektivin e saj në prodhimin e dy miliardë dozash për vitin 2021, kështu duke shtuar prodhimin.

“Si pasojë e kësaj, më pak doza do të jenë në dispozicion për vendet evropiane në fund të janarit dhe në fillim të shkurtit”,ka thënë zëdhënësja e Pfizer.

Në lidhje me këtë, ministrat e Shëndetësisë në Danimarkë, Estoni, Finlandë, Letoni, Lituani dhe Suedi kanë shkruar një letër të përbashkët të cilën ia kanë dërgur Komisionit Evropian duke e konsideruar si të papranueshme këtë situatë të mos dorëzimit të dozave të vaksinave.

“Kjo jo vetëm që ndikon në oraret e planifikuara të vaksinimit, por gjithashtu zvogëlon besueshmërinë e procesit të vaksinimit”, thuhet në letrën e ministrave.

Ata i bëjnë thirrje komisionerit të shëndetit të bllokut për t’i theksuar Pfizer “nevojën për të siguruar stabilitet dhe transparencë të dërgesave të dozave të vaksinave në kohë”, shkruan Euronews.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Kimete Berisha Një herë kam shkruar se si intelektualët…