Gjashtë të arrestuar në Podujevë për organizim të lojërave të fatit

25 gusht 2019 | 13:58

Gjashtë persona janë arrestuar në Podujevë për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Sipas raporti 24 orësh të policisë, dy persona janë arrestuar të shtunën në rrugën “Zahir Pajaziti” nën dyshimin e bazuar se të njëjti kanë organizuar lojëra të fatit.

“Janë konfiskuar pesë shtëpiza kompjuterike, një printer dhe 69.70 euro para të gatshme. Me vendime të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Ndërsa në rrugën “Nuhi Gashi” janë arrestuar dy të dyshuar pasi dyshohet se të njëjti kanë organizuar lojëra të fatit. Në lokalin që ata operonin janë konfiskuar katër shtëpiza kompjuterike, tre printer, disa tiketa dhe 56.25 euro para te gatshme. Me vendime të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, është thënë në raport.

Po asht, sipas raporti, në rrugën “19 qershori” janë arrestuar dy të dyshuar nën dyshimin e bazuar se të njëjti kanë organizuar lojëra të fatit. “Janë konfiskuar katër shtëpiza kompjuterike, një printer, disa tiketa dhe 165.45 euro para te gatshme. Me vendime të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, është thënë në raportin e policisë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazeta gjermane “Zuerst.de” ka shkruar se se Shtetet e Bashkuara…