Gazeta gjermane zbulon presionin që Pompeo ia bëri Vuçiqit për Kosovën

25 gusht 2019 | 13:53

Gazeta gjermane “Zuerst.de” ka shkruar se se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë rritur jashtëzakonisht presionin ndaj Serbisë për të njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Sipas një shkrimi të kësaj gazete një gjë e tillë ka ndodhur në Uashington gjatë takimit të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

“ Pompeo hapur i ka kërkuar Vuçiqit vazhdimin e dialogut Prishtinë-Beograd dhe njohje të plotë reciproke”, ka shkruar “Zuerst.de”.

Kjo gazetë ka cituar edhe komunikatën e lëshuar nga faqja zyrtare e Departamentit të Shtetit, ku është thënë se Pompeo i bën thirrje Serbisë që të fokusohet në synimet strategjike.

“Një gjë e tillë mund të arrihet duke përshpejtuar reformat e brendshme dhe duke vazhduar negociatat me Kosovën, për arritjen e një marrëveshje reciproke që bazohet në normalizim”, citohet deklarata e Departamentit të Shtetit.

Ndër të tjera është thënë se Pomepo ka bërë thirrje për dy palët që të shmangin provokimet dhe të kërkojnë një kompromis.

Arritjen e një marrëveshje finale vazhdimisht po e kërkon edhe Bashkimi Evropian duke i kërkuar Serbisë që të pranojë përfundimisht shkëputjen me Kosovën, sepse përndryshe siç shkruan gazeta gjermane, Serbia është kërcënuar që nuk do të futet në Bashkimin Evropian.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është bllokuar që nga nëntori i vitit të kaluar, kur Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim për taksë prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë serbe.

Serbia rikthimin në dialog është duke e kushtëzuar me heqjen e taksës, ndërkohë institucionet e Kosovës janë të vendosura që taksa nuk hiqet, pa një marrëveshje për njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në dorëheqje dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka…