Macroni i dërgon letër urimi Shiroka-Pulës, thekson rëndësinë e dialogut me Serbinë
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë një letër urimi nga homologu i saj francez, Emmanuel Macron, me rastin e marrjes së detyrës.
Në letrën e tij, Macron i ka përcjellë Shiroka-Pulës urimet më të përzemërta, duke shprehur shpresën se zgjedhja e saj do të mundësojë rifillimin e përparimit në fushat që kontribuojnë në perspektivën evropiane të Kosovës.
Sipas njoftimit të Presidencës, Macron ka rikujtuar takimin me kryeministrin Albin Kurti në Paris, në mars të këtij viti, si dhe partneritetin historik ndërmjet Francës dhe Kosovës.
Ai ka shprehur kënaqësinë që vizita e ministrit të deleguar për Evropën në Kosovë, gjatë muajit korrik, ka mundësuar nënshkrimin e marrëveshjeve të reja ndërmjet dy vendeve.
Në letrën e tij, Macron ka theksuar gjithashtu rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke riafirmuar mbështetjen e Francës për dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.




