Besnik Tahiri: Meritokracia u zëvendësua me nepotizëm, shteti u kap nga partia në pushtet

04 nëntor 2026 | 12:35

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë për nepotizëm, klientelizëm politik dhe punësimin e familjarëve e militantëve partiakë në pozita publike.

Në një postim në “Facebook”, Tahiri ka thënë se punësimi dhe favorizimi i familjarëve dhe të afërmve është bërë një nga mënyrat kryesore të funksionimit të Qeverisë.

Ai ka kritikuar edhe vendosjen e militantëve partiakë në pozita publike, të cilat, sipas tij, duhet të jenë të rezervuara për profesionistë të pavarur dhe kompetentë.

Tahiri ka vënë në pah atë që e ka cilësuar si paradoks të qeverisë, e cila luftën kundër punësimit familjar dhe partiak e kishte ndër premtimet kryesore politike, por që, sipas tij, sot e ka kthyer këtë praktikë në një nga format kryesore të funksionimit të ministrave të kabinetit.

“Thjesht, meritokracia u zëvendësua me nepotizëm, ndërsa lufta kundër kapjes partiake të shtetit u zëvendësua me kapjen e tij nga vetë partia në pushtet”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Paolo Montero, një prej mbrojtësve më luftarakë në historinë e…