Gjatë 2022-s janë iniciuar për trajtim mbi 30 raste për korrupsion

09 dhjetor 2022 | 15:39

Në Ditën Botërore Kundër Korrupsionit, drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (APK). Yll Buleshkaj, ka pritur në takim shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Tomas Szunyog.

Gjatë prezantimit të punës së APK-së, drejtori Yll Buleshkaj ka thënë se gjatë këtij viti agjencia që drejton ka pasur një performancë të mirë, dhe brenda njëmbëdhjetë muajve ka tejkaluar numrin e rasteve të trajtuara, krahasuar me totalet vjetore të viteve të mëhershme.

Ai ka thënë se me përgjegjësitë e reja, pas miratimit të legjislacionit të ri, nevoja për staf të ri, burime financiare shtesë dhe profesionale vazhdon të mbetet kërkesë e vazhdueshme për të ngritur performancën e punës në përgjithësi.

Në takimin me ambasadorin Szunyog, Buleshkaj ka theksuar se llogaridhënia, transparenca dhe bashkëpunimi me mediet dhe organizatat joqeveritare, vazhdojnë të mbeten prioritet në parandalimin e korrupsionit.

“Vetëm gjatë vitit 2022, nga informatat e pranuara, në kuadër të mandatit të Agjencisë, mbi 30 raste janë iniciuar për trajtim nga bashkëpunimi me organizatat jo- qeveritare dhe mediat. Ndërsa, transparenca dhe llogaridhënia duhet të jenë prioritet i institucioneve publike për parandalimin e korrupsionit”, ka deklaruar Buleshkaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ja diçka që nuk ndodh shumë shpesh për të qenë…