Gjatë këtij viti, 13 foshnje të braktisura

26 tetor 2018 | 08:46

Në dhjetëmujorin e parë të këtij viti në Klinikën e Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, janë braktisur 12 foshnje, ndërkohë që të dhënat e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale tregojnë se janë gjithsej 13 foshnje të braktisura për gjatë muajt e këtij viti.

Ndërkohë, shtatë prej tyre janë bashkuar me prindin biologjik, në të gjitha rastet me baballarët, pasi që nënat kanë vendosur t’i braktisin.

Pesë prej tyre kanë mbetur në Klinikën e Neonatologjisë prej nga, sipas procedurave, atyre u sigurohet një “shtëpi e re” për të jetuar.

Aktualisht, në këtë klinikë ka mbetur vetëm një foshnje, e cila po pret për të gjetur një shtëpi banimi, raporton “Rel”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Naim Maloku, përmes një postimi…