Gjatë muajit gusht në Klinikën Emergjente kërkuan ndihmë mbi 7 000 qytetarë

20 shtator 2021 | 13:31

Në Klinikën Emergjente gjatë muajit gusht kanë kërkuar ndihmë mjekësore 7 mijë e 215 qytetarë, sipas raportit të punës.

Sipas njoftimit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, në dhomën e kujdesit të avancuar janë trajtuar 2027 pacientë, derisa ekipet mjekësore kanë kryer intervenime kirurgjike te 1353 pacientë.

Gjithashtu, gjatë kësaj kohe, kishte edhe 1 mijë e 478 raste ortopedike dhe 2080 raste internistike.

“Për shkak të lëndimeve të marra nga aksidentet në komunikacion, 519 pacientë kishin nevojë për trajtim në Klinikën Emergjente. Me udhëzim të mjekëve, 722 pacientë janë bartur në klinika të ndryshme për trajtim të mëtutjeshëm”, ka njoftuar SHSKUK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiti, i…