Tahiri mbështet reciprocitetin për targat me Serbinë

20 shtator 2021 | 13:28

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiti, i ka dhënë mbështetje vendimit të Qeverisë për vendosjen e reciprocitet në targa të automjeteve me Serbinë.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se vendimi i Qeverisë së Kosovës për zbatimin e reciprocitetit me Serbinë është në pajtim me Marrëveshjen e Brukselit për Lëvizjen e Lire e cila është arritur në vitin 2011.

Ai ka deklaruar se me kërkesën e ShBA-ve, Kosova është pajtuar që ta shtyje për një kohë zbatimin e plotë të reciprocitetit, por jo pafundësisht.

Tahiri beson se Qeveria aktuale e Kosovës ka bërë konsultat e nevojshme me partnerët amerikan dhe evropian për ndërmarrjen e këtij veprimi.

“Vendimi i Qeverisë së Kosovës për zbatimin e reciprocitetit me Serbinë sot, është në pajtim me Marrëveshjen e Brukselit për Lëvizjen e Lirë e cila është e bazuar ne RECIPROCITET. Pika 3 e Marrëveshjes dhe pika 16 e Marrëveshjes për zbatim përcaktojne qartë reciprocitetin. Me kërkesën e ShBA-ve, Kosova është pajtuar që ta shtyje për një kohë zbatimin e plotë të reciprocitetit, por jo pafundësisht. Besoj se Qeveria aktuale e Kosovës ka bërë konsultat e nevojshme me partnerët amerikan dhe evropian. Unë si ish-kryenociatore e Republikës së Kosovës për shtatë vjet, e beshtës vendimin për reciprocitet të Qeverisë aktuale”, ka shkruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajo është një ndër reperet më të dashura për publikun…