Gjenden dy persona të vdekur, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Drenas
Dy persona janë gjetur pa shenja jete, njëri në Fushë Kosovë dhe tjetri në Drenas.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se në dy rastet personat janë gjetur të shtrirë në rrugë dhe nga disa kalimtarë janë dërguar në qendrat mjekësore.
Në rastin e parë personi është gjetur i shtrirë në rrugë nga një dëshmitar rasti i cili e ka dërguar në QKUK, vdekjen e të cilit e konstatuan ekipi mjekësor.
Tutje në raport bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të premten rreth orës 08:30 në rrugën “Pajazit Islami”, në Fushë Kosovë.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në rrugë nga një dëshmitar rasti i cili është dërguar në QKUK, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në raport.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Ndërsa, në rastin e dytë e cila ka ndodhur në Drenas, personi i cili është gjetur i shtrirë nga disa kalimtar është marrë nga autoambulanca dhe nga mjekët e Qendrës së Mjekësisë Familjare ku edhe është konstatuar se i njëjti ka ndërruar jetë.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në rrugë nga disa kalimtar. I njëjti është marrë nga autoambulanca dhe nga mjekët e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Gllogoc është konstatuar se i njëjti ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në raport.