Gjenden fosilet e një dinozauri

08 shtator 2018 | 21:18

Në veri të Kinës janë gjetur fosilet e dinozauri.

Agjencia e lajmeve Xinhua njofton se shkencëtarët e këtij vendi, në Lijialong të provincës Hebei hasën në fosil të kockave të legenit të dinozaurëve që ka jetuar para 130 milionë vitesh.

Hulumtimet e zhvilluara në fosilin e copëtuar tregojnë se dinozauri ka qenë me madhësi prej 7 deri në 10 metra.

Supozohet se bëhet fjalë për ndonjë lloj të ri të dinozaurit.

Drejtuesit lokalë lejuan gërmimin në këtë rajon, ku edhe më herët ka pasur mbetje fosilesh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë fjalimit të tij para qytetarëve dhe biznesmenëve të pranishëm…