Vuçiq flet për Erdoganin dhe bizneset kineze para serbëve të veriut

08 shtator 2018 | 21:17

Gjatë fjalimit të tij para qytetarëve dhe biznesmenëve të pranishëm në tubimin në Leposaviq, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka përmendur edhe ndihmën që sipas tij ia ka ofruar presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan.

Vuçiq ka thënë se tani e ka radhën ai që t`i lajmërohet presidentit të Turqisë Rexhep Taip Erdogan.

“Sa herë që kam nevojë për të, Erdogani me lajmërohet, e radha është që edhe unë atij t’i lajmërohem”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq ka deklaruar se për shkak të situatës në të cilën ndodhet veriu i Kosovës disa biznesmenë nga Kina të cilat sipas tij kanë qenë të interesuar të investojnë në veri janë larguar.

“Nuk ka diçka të rëndësishme për kinezet. Para disa dite është dashur të vijnë disa investitorë e kinez për të investuar në veri, por për shkak të situatës e kanë anuluar vizitën. Tani, gjatë vizitës sime të ardhshme do të më duhet t’i lus për të ardhur sërish”, ka thënë presidenti serb Vuçiq, raporton Kallxo.com

Ndryshe potencialet turistike që ka Republika e Kosovës janë promovuar si kapacitete investuese gjatë vizitës së presidentit serb në Leposaviq, Aleksandër Vuçiq.

Në video të përmbledhura Novobërda, Trepça në Zveçan, Reviera e Deçanit, Shtërpca, turizmi në Brezovicë, Universiteti i Prishtinës në Mitrovicë, janë promovuar para Vuçiqit, gjithmonë duke u promovuar si kapacitete investuese në “Kosovë dhe Metohi”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pse e ndaluar për vetura, një person nuk ka…