Gjendet bunkeri me armatim në Kaçanik (Foto)

24 maj 2019 | 16:27

Policia e Kosovës ka raportuar se dje në fshatin Begracë të Kaçanikut janë gjetur 25 granata dore, 11 mina anti-këmbësorie, tre detonator dhe një ndezës hundor për mortajë të dorës.

Pas gjetjes se këtij municioni, Njësia për deminim e FSK-së ka dalë në një lokacion tjetër ku dyshohet se ka edhe disa mjetet të dyshuara eksploduese.

Ndërsa, sot pas vazhdimit të gërmimit në të njëjtin vend, njësitet e policisë dhe FSK-së, kanë lokalizuar një bunker ku janë gjetur 435 arka me fishekë të kalibrit 14.7 mm, gjithsej 20.422 fishekë të cilët janë tërhequr nga ana e njësisë për deminim të Policisë së Kosovës.

Në konsultim me prokurorin e shtetit, me këtë rast rast janë duke u marrë sektori i hetimeve rajonale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas zgjedhjeve lokale të mbajtura gjatë javës së kaluar në…