Gjendet e vdekur aktorja 24-vjeçare, mister shkaqet e ngjarjes

15 shtator 2020 | 16:16

Zoer Parker, një ish-aktore e filmave pornografik është gjetur e vdekur në shtëpi e saj në 12 Shtator. Lajmi u dha nga i dashuri i saj, i cili ka krijuar një llogari për të paguar shpenzimet e varrimit.

Zoer, 24 vjeç, u largua nga biznesi i filmave vitin e kaluar pas një karriere që zgjati nga 2014 në 2019 dhe u kthye në Teksas për të rindërtuar jetën e saj.

Ajo së fundmi njoftoi në rrjetet sociale se ishte zyrtarisht e fejuar. Shkaku i vdekjes nuk u është bërë i ditur, megjithatë 24-vjeçarja dyshohet se humbi jetën në gjumë.

“Gjithçka po shkonte mirë dhe ajo ishte e lumtur me jetën e saj”, shpjegoi i dashuri.

Një mik, nga ana tjetër, e kujton atë në rrjetet sociale duke u shprehur:

“Ajo kurrë nuk kishte frikë të ishte pikërisht aty ku ishte. Ndriçoi jetën e njerëzve përreth saj, do të më marrë malli shumë për të”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka njoftuar me…