Gjendet e vdekur shkencëtarja amerikane

09 korrik 2019 | 15:36

Një shkencëtare amerikane e cila ishte zhdukur pa lënë gjurmë në Kretë të Greqisë është gjetur e vdekur.
Policia greke ka gjetur trupin 59-vjeçares, Suzanne Eaton, sipas Institutit Max Planck, në Universitetin e Drezdenit në Gjermani ku ajo punonte.

Por, autoritetet lokale “ende nuk kanë përfunduar hetimin e tyre në lidhje me ngjarjen”, bën të ditur Instituti në një deklaratë.

Shkencëtarja Eaton, ishte zhdukur në mënyrë misterioze në ishullin grek më 2 korrik teksa kishte dalë për vrap.

Ajo punonte në Institutin Max Planck dhe kishte shkuar në Greqi për një konferencë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lukas Podolski është shumë pranë rikthimit në kombëtaren gjermane. Mëngjarashi…