Gjendet i vdekur në banesën e tij një serb në Deçan

02 qershor 2020 | 18:15

Një serb me inicialet B.Q. është gjetur i vdekur në banesën e tij në Deçan.

Policia ka njoftuar se me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë hapur me forcë derën e banesës së viktimës dhe kanë vërejtur një trup pa shenja jete. “Viktima B. Q. lindur me 24.10. 1962 Serb/Kosovar, më vendbanim në Deçan, nuk ishte vërejtur e as lajmëruar për një kohë. Policia me tu informuar për rastin ka marr veprime të nevojshme me qëllim të vend ndodhjes. Sot, me datë 02.06. 2020 rreth orës 12:20 Policia se bashku më njësitin e Zjarrfikësve më urdhër të Prokurorit shtetit, kanë hapur me forcë derën e banesës së viktimës dhe kanë vërejtur një trup pa shenja jete. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me urdhër të Prokurorit Shtetit trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, është thënë në njoftimin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot Italia ka festuar Ditën e Republikës. Në këtë ditë…