Gjendet kutia e zezë e avionit që u rrëzua në Indonezi

01 nëntor 2018 | 11:09

Autoritetet në Indonezi kanë gjetur “kutinë e zezë” të një aeroplani që është rrëzuar të hënën në Detin Java.

Kutia përmban të dhënat e fluturimit JT 610, që i përkiste kompanisë “Lion Air”.

Aeroplani, me 189 njerëz në bord është rrëzuar shumë shpejt pasi ishte nisur nga Xhakarta, kryeqyteti i Indonezisë.

Asnjë i mbijetuar nuk është gjetur.

Po ashtu nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar incidentin, por kutia e zezë tani pritet t’i ndihmojë ekspertët e sigurisë së aviacionit për të përcaktuar shkakun.

Ka pasur raporte se avioni ka pasur probleme teknike gjatë disa fluturimeve të mëhershme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), në mbledhjen e fundit të…