LDK-ja emëron Besian Mustafën zëdhënës të partisë

01 nëntor 2018 | 11:08

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), në mbledhjen e fundit të kryesisë, ka caktuar Besian Mustafën për zëdhënës të kësaj partie.

Besian Mustafa ishte kryeshef i Agjencisë për Investime dhe Përkrahje te Ndërmarrjeve KIESA, punoi si udhëheqës në menaxhimin e investimeve dhe riskut në bankat komerciale të Kosovës dhe kontribuoi në themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore.

Është i shkolluar në SHBA. Diplomë të Shkollës së Mesme në Ilionis të SHBA-së, Bachelor i Shkencave në drejtimet financa dhe kontabilitet në Pensilvani dhe Master në Administrim të Biznesit në Nju Jork.

LDK-ja pret dhe fton për një bashkëpunim të nevojshëm me mediat dhe me publikun!

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në konferencën…