Gjendet lista 384-vjeçare e pazarit në shtëpinë historike në Angli

27 janar 2019 | 15:31

Arkeologët të cilët janë duke ndihmuar në restaurimin e një shtëpie historike në Kent të Anglisë kanë zbuluar një listë pazari të shekullit të 17-të, e cila ishte fshehur nën dyshemenë e saj.

Lista që është zbuluar gjatë një rinovimi multimilionësh të të famshmes “Knole House” është shkruar në vitin 1633.

Shtëpia është ndërtuar në fund të shekullit të 15-të dhe është e rrethuar nga 1 000 hektarë pyje, e cilësuar si një nga shtëpitë më të mëdha të Anglisë.

Ndërkohë, lista është e shkruar nga Robert Draper për Bilby dhe përfshin lugë kallaji me plumb, një tigan, dhe “peshk të gjelbër”, i cili tani njihet si mish i pakripur.

Gjithashtu, në këtë letër i kërkohet Bilbyt të dërgojë një “fikës zjarri” dhe “dritë” në Copt Hall, që është 36 milje larg në anën tjetër të Londrës.

Sipas Trustit Kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar, Draper duhet të ketë qenë një shërbëtor i rangut të lartë, sepse lista është “e shkruar mirë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy bomba në një katedrale katolike në jug të Filipineve,…