Gjendet në kufi me Serbinë një automjet i blinduar me një kundërajror, dyshohet se kanë qenë dje në Banjskë

25 shtator 2023 | 17:56

Një automjet i blinduar i tipit “Pinzgauer” dhe një kundërajror, të cilët dyshohen se kanë qenë dje në Banjskë, janë gjetur në kufi me Serbinë.

Kjo është bërë e ditur nga burime të “Betimi për Drejtësi”.

Për këtë, “Betimi për Drejtësi’ ka provuar të marrë një përgjigje nga Policia, mirëpo të njëjtit nuk janë përgjigjur.

Ndryshe, drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, me rastin e prezantimit të armatimit që dyshohet se është përdorur nga grupi terrorist, tha se armatimi i gjetur është i ngjashëm me armatimin e përdorur në protestën e qershorit, konkretisht në sulmet ndaj zyrtarëve të KFOR-it.

Ai e cilësoi si operacionin më të madh dhe të suksesshëm që nga paslufta në Kosovë.

“Operacioni më i madh dhe më i suksesshëm që nga paslufta në Kosovë”, shtoi Hoxha.

Po ashtu, Hoxha tha se qëllimi i këtij grupi kriminal ishte destabilzimi i vendit dhe jo vetëm brenda por edhe jashtë shtetit.

Drejtori i Policisë shtoi se po punojnë rreth identifikimit të personave që kanë qenë të përfshirë në sulm dhe se një numër i madh i tyre është identifikuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milan Rajojiçiq rezulton të jetë pajisur nga Policia e Kralevës…