Gjendet një person i vdekur në veri të Mitrovicës

22 nëntor 2020 | 21:58

Një person pa shenja jete është gjetur para pak minutash në veri të Mitrovicës.

Trupi i pajetë i personit, identiteti i të cilit ende nuk dihet, është gjetur afër pompës së benzinës në Lagjen e Boshnjakëve, ndërkohë që policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq.

“Një person është gjetur pa shenja jete para pak minutash” ka thënë Radoviq.

Ai nuk ka dhënë detaje shtesë, duke thënë se hetuesit policorë janë duke zhvilluar hetimet.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 24 orët e fundit, në Maqedoni të Veriut janë…