Gjendet një person pa shenja jete në Kolovicë

27 shtator 2020 | 12:39

Një person është gjetur pa shenja jete në lagjen “Kolovica” të Prishtinës.

Lajmin për “klankosova.tv” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.

“Me datë 27.09.2020 në ora 09:52 është pranuar një informatë se në një shtëpi të braktisur, një person është pa shenja jete. Policia menjëherë ka dal ne vendin e ngjarjes. Janë njoftuar edhe ekipet tjera relevante dhe pas hetimeve qe janë në proces dhe pranimit të raporteve nga kompetentet do te njoftoheni për detajet tjera”, ka njoftuar Hoxha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Ditën Ndërkombëtare të Turizmit, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani…