Gjendet një person pa shenja jete në Prishtinë, policia nis hetimet

08 shkurt 2022 | 10:15

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për vdekjen e një personi në Prishtinë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, trupi i pajetë është gjetur në Rrugën “Tirana”, në kryeqytet.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

“Rr. Tirana, Prishtinë 07.02.2022 – 16:24. Është raportuar se një mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në rrugë pa shenja jete. Ekipi mjekësor dhe njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para tetë vjetësh, më 2014, xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi, ka…