Gjendet pa shenja jete një grua në Lipjan

17 gusht 2023 | 11:52

Të mërkurën rreth orës 07:22 një grua është gjetur pa shenja jete në Lipjan.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Lipjan 16.08.2023 – 07:22. Është raportuar se viktima femër kosovare ishte gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 25-vjetorin e rënies së gjeneralmajor Skënder Çekut, kryetari i…