Gjendet pa shenja jete një person në Hajvali

14 dhjetor 2020 | 13:00

Një burrë i moshës 46-vjeçare është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 11:00 në Hajvali të Prishtinës.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës. Viktima dyshohet se është varur me litar në garazhin e shtëpisë së tij.

Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Hajvali. Policia aktualisht është në vendin e ngjarjes dhe po trajton të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjen që rasti të zbardhet sa më shpejt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Socialdemokrate (PSD) ka reaguar pas arrestimit të asamblistit të…