Gjendja e aktorit Bruce Willis përkeqësohet ditë pas dite “nuk e dimë sa kohë i ka mbetur”

08 dhjetor 2023 | 11:17

Njerëz nga familja e Bruce Willis raportojnë se gjendja e tij shëndetësore po përkeqësohet dhe tani nuk e dinë se sa kohë i ka mbetur aktorit të njohur.

Një burim foli për usmagazine.com dhe tha se “Bruce ka ditë të mira dhe ditë të këqija, por në dy muajt e fundit, ditët e këqija janë shumë më të mëdha se të mirat. Ky zhvillim e afroi edhe më shumë të gjithë familjen. Askush nuk e di se sa kohë i ka mbetur Bruce, kështu që ata po shijojnë çdo moment që kanë me të”.

Gjithashtu, një burim tjetër nga ambienti i aktorit shtoi se “ai është aty gjatë gjithë kohës. Që kur u diagnostikua me demencë frontotemporale, të gjithë janë mbledhur për të mbajtur gjallë kujtimin e tij dhe familja është aty për t’i kujtuar vazhdimisht se është i dashur”.

“Gjithçka sillet rreth tij. Ai merr përkujdesje 24 orëshe dhe shoqërohet gjithmonë nga një familjar”, tha ai më pas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventusi sonte përballet me Napolin në Seria A. Trajneri Massimiliano…