Allegri: Humbja 5-1 nga Napoli nuk do të përsëritet më

08 dhjetor 2023 | 11:14

Juventusi sonte përballet me Napolin në Seria A. Trajneri Massimiliano Allegri ka thënë se rezultati i sezonit të kaluar 5-1 nuk do të përsëritet më.

“Nga sezoni i kaluar Napolit i mungon vetëm Kim, megjithatë ajo ndeshje 5-1 nuk do të përsëritet më. Çdo përballje ka specifikat e veta. E dimë që do të jetë e vështirë dhe jemi përgatitur për ta përballuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Të gjithë lojtarët, përveç Weah, janë rikuperuar dhe janë gati të luajnë nga fillimi Objektivi ynë është të bëjmë më shumë pikë se një sezon më parë. Vitin e kaluar e mbyllëm fazën e parë me 38 pikë, ndërsa tani kemi marrë 33. Kemi edhe 5 ndeshje, dy prej të cilave ndaj Napolit dhe Romës në shtëpi, por edhe tre transferta të vështira. Duhet të kalojmë shifrën 38 pikë për të thënë që jemi përmirësuar krahasuar me një vit më parë”, ka thënë Allegri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Bayer Leverkusen, Xabi Alonso është kthyer në një…