Reali e dëshiron në vend të Ancelottit, kjo është përgjigjja e Alonsos

08 dhjetor 2023 | 11:10

Trajneri i Bayer Leverkusen, Xabi Alonso është kthyer në një nga trajnerët më të lakuar në Evropë, derisa mediet raportojnë për një interesim të fortë nga ana e Real Madridit, si pasuesin e Carlo Ancelottit.

Në të njëjtën kohë shihet edhe në stolin e Bayernit. Tekniku spanjoll nuk ka preferuar t’i përgjigjet pyetjeve në lidhje me të ardhmen e tij, aq më pak pyetjes nëse në kontratën e tij ka një klauzolë që e lejon të largohet për te Reali.

“Klauzola? Këto janë çështje kontraktuake. Unë ndihem shumë mirë këtu, jam shumë i lidhur me këtë klub”, u shpreh Alonso për “Movistar+”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur 33…