Gjendja e rëndë me të rinjtë në Kosovë, një numër i madh nga ta nuk e dinë 12 qershorin e 1999-ës

12 qershor 2021 | 22:19

Një numër i madh i të rinjve në Kosovë nuk kanë informacion se çka shënon 12 qershori në historinë e vendit.

Të intervistuarit nga Klan Kosova, që ishin kryesisht më pak se 22 vjeç, nuk e dinë se në këtë datë Kosova u çlirua nga okupatori serb, pas hyrjes së forcave të NATO-s në zonat e vendit.

Megjithëse ata që u përgjigjen janë pjesë e sistemit të arsimit parauniversitar, ku vetëm një ditë më parë një orë mësimore i është kushtuar paqes së fituar më shumë se dy dekada më parë, ata thanë se nuk kanë dëgjuar për këtë datë.

Madje për nder të 12 qershorit, e hëna është caktuar edhe ditë pushimi për shkollat e vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi, nën…