Gjeneral Haradinaj me telefonoi sot, me foli suedisht, por ia njoha zërin

04 dhjetor 14:20

Nga Astrit Gashi

Sot e mora një telefonatë jo të zakonshme, madje gjenerali me foli suedisht, por ishte shumë e lehtë të dalloj zërin e tij.

– Tungjatjeta o  shoq po ju njohë zërin. Urojë që zëri juaj në liri të jetë dhuratë për këtë vit të ri!

Gjeneral ti siç na përfaqësove në luftë ashtu po na përfaqëson atje në këtë gjykate fashiste e cila të kidnapoj.

Ti e di që si mik e vëlla që të kam kurrë në biseda s’të kam thirrur gjeneral, por vërtet ti je dhe më shumë se aq me qëndrimin, kurajën dhe besimin për të demaskuar shpifjet e këlyshëve të Karpateve ndaj popullit tonë!

Por, oda e Ismail Haradinajt po del të jetë universiteti më mirë në botë.

– Me ndaloi duke me pyeti se si jam unë, si po kalojë? I thash më mirë je ti aty brenda se ne jashtë që kemi vdekur për së gjalli, po heshtim e si duket po na mungon grushti juaj jo për të thyer tavolinën e ndonjë studio televizive, por për të zgjuar vetëdijen  kombëtare, jo për të mbrojtur individ, por për të mbrojtur kombin tonë.

Shoq të fala ju bën dhe shokëve  dhe uroj që shpjet të dilni nga aty. Ky burgu juaj po ma kujton më së miri Rozafën kur po shohë disa vizitor aty…

Po me dhëmbë shpirti kur po mendoj se si mund të heshtim kur po gjykohet lufta jonë e prapë armiku i vetës dolëm ne që heshtim.

Shoq në janar të pres në kafe e me gëzoj fakti që je mirë e që doli burgu juaj dhe zbuloi se ti në asnjë beteje nuk ishe i vetëm, Gjejlone Haradinaj më familje po i fitojnë të gjitha betejat që po ju sjell jeta.

Nuk po mund pa të thanë edhe një fjalë se mbrëmë golat e Shaqirit e loja e Xhakës ju kanë dhimbtë  serbëve, por aq sa plumbat e Koshares!

Të fala “Zelenskyt” me kompani dhe besoj se këto vite të burgut janë mësimi i mirë se si duhet të respektuar lufta për liri që dikujt i kushton shumë!

Mirupafshim gjeneral!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasi e “nokautoi” Serbinë në Kupën e Botës, tash kanë…