Gjeneral Lahi Brahimaj kujton Ditën e mësuesit

07 mars 2018 | 14:42

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Lahi Brahimaj, ka zgjedhur kushëririn e tij, njëherësh mësuesin e tij të parë, dëshmorin e kombit, Gani Brahimaj, që ta nderojë dhe t’i urojë Ditën e mësuesit atij dhe gjithë mësuesve të tjerë.

Postimi i plotë i Brahimajt në llogarinë e vet në “Facebook”:

Urime 7 Marsi, ditë e madhe për ata që na japin dituri!

Në këtë ditë të mësuesit, i uroj mësuesit tim të parë, Gani Brahimajt, ushtari dhe dëshmori im që na dhe dije dhe motiv që të kontribuojmë për vendin!

Përulem me respektin më të madh, ndaj ikonës së shenjtë të Mësuesit – këtij emri që për mua simbolizon humanitet e dashuri amnore.

Andaj, faleminderit të gjithë mësimdhënësve për punën e tyre të palodhshme.

Qofshi të bekuar gjithmonë o ju mendjendritur, prindërit tanë të dytë!

Urime 7 Marsi!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka pritur sot një delegacion…