Gjeneral Lahi Brahimaj përkujton komandant Naser Brahimajn: Ishte i çeliktë
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, gjenerali i UÇK-së, Lahi Brahimaj, ka përkujtuar heroin Naser Brahimaj në 23 vjetorin e rënies së tij.
Gjeneral Brahimaj në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Komandant Naser Brahimaj ishte një luftëtar trim, i dashur dhe me disipline të çeliktë.
Brahimaj i shoqëruar nga Naseri e ri, djalin e dëshmorit të kombit, dhe me shokë, miqë e bashkëluftëtar në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve të Kombit në Shqiponjë kanë kujtuam në 23 vjetorin e rënies, Naser Brahimajn.
Postimi i plotë i Brahimajt në “Facebook”:
Sot së bashku me Naserin e ri (djalin e Komandant Naserit), familjarë, miq e bashkëluftëtarë, në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve të Kombit në Shqiponjë, kujtuam në 23 vjetorin e rënies Heroin Naser Brahimaj.
Luftëtar trim, i dashur e me disiplinë të çeliktë, pushka e tij shënoi shumë beteja të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Siç jetoi, ashtu edhe u përjetësua. Heroikisht.
Lavdi e përjetshme!