Gjeneral Xheladin Gashi, “Plaku” i lirisë

21 mars 2023 | 23:39

Plaku i lirisë dhe nga varri me dëshmorë na thërret, sot të jemi bashk në mbrojtje të atdheut.

Vitet sa më shumë kalojnë, aq më shumë vlera e veprës suaj bëhet më madhështore O Plak!

Dhe këtë përvjetor UÇK-ja është nëpër kancelarit e evropës, O Plak, është bërë pjesë gjykimi e debati, pavarësishtë se si e gjykojnë individ e kancelari, ama zani i saj, i UÇĶ-së, dhe nga Haga na thërret sot, më shumë se kurrë, për bashkim në luftën tonë në mbrojtje të vlerave tona e shtetin tonë të krijuara me mund, vuajtje, sakrificë e gjak e luftë në fushëbeteja.

O Plak jepe dhe njëherë kushtrimin, thirri me urtësin tënde ushtarët të mblidhen tok dhe qytetarët kudo që janë në trojet tona, të bashkohen pa dallim institucioni politikë partijak a shtetëror në mbrojtje të luftës sonë, në mbrojtje të UÇĶ-së në Hagë.

O Plak, këtë sot na kërkon koha, këtë na kërkojnë dëshmorët, këtë na kërkon atdheu yn i larë me gjak në breza, këtë na kërkon historia!

Lavdi veprës e jetës sate Plak i skalitur në flamurin e lirisë me shkabë!

Lavdi dëshmorëve të kombit!

Lavdi UÇK-së!

Shkruan: Nait Hasani

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kohët e fundit, imazhi i marketingut të Credit Suisse ka…