Gjeneralët kroatë i kërkojnë Millanoviçit të falë nga burgimi i përjetshëm dy ish-agjentët e shërbimit sekret jugosllav dhe kroat

17 prill 2022 | 01:43

Një grup gjeneralësh kroatë i kanë dërguar letër Presidentit të Kroacisë, Zoran Millanoviç, me kërkesën për faljen e ish-agjentëve të shërbimit sekret jugosllav dhe kroat, Josip Perkoviç dhe Zdravko Mustaç, raportoi televizioni kombëtar kroat mbrëmjen e së premtes.

Dy ish-oficerët e inteligjencës kroate u dënuan në gjykatën e Mynihut në vitin 2016 me burgim të përjetshëm për pjesëmarrje në vrasjen e emigrantit kroat Stjepën Xhurekoviç, në vitin 1983 në Gjermani.

Në letrën e tyre drejtuar presidentit kroat ata i kërkuan që dënimin ta vuajnë në Kroaci, që gjykatat kroate të harmonizohen me ato të brendshmet dhe Mustaç të dënohet me 40 vjet burgim dhe Perkoviç me 30 vjet.

“Dy njerëz tejet meritor për mbrojtjen e Kroacisë po i kryejnë dënimet e tyre si pasojë e drejtpërdrejtë e vendimeve të gabuara të Gjykatës Supreme dhe ligjeve inkonsistente kroate dhe gjermane në lidhje me dënimin e duhur”, shkruan në letrën e publikuar nga Nova TV.

“Situata a padrejtë në të cilën brigadieri Josip Perkoviç dhe brigadieri Zdravko Mustaç gjetën veten nuk mund të zgjidhet nga një mekanizëm ligjor i vetëm”, thuhet në letër, dhe se prandaj presidenti Millanoviç “duhe të riparojë këtë padrejtësi”.

Avokati i Perkoviçit, Anto Nobilo, konfirmoi për gazetarët se ai ishte duke përgatitur një kërkesë për falje të ish-oficerëve të inteligjencës. Ai do ta dorëzojë kërkesën në Ministrinë e Drejtësisë dhe Administratës dhe vendimin përfundimtar do ta marrë presidenti.

Publiku kroat ndoqi nga afër gjykimin e Perkoviçit dhe Mustacit në Gjermani, sidomos për rrethanat në të cilat ata u ekstraduan në atë vend.

Menjëherë para hyrjes në BE, e cila automatikisht i dha Kroacisë urdhrin evropian të arrestit, qeveria kroate e kryesuar nga Milanovic propozoi dhe Parlamenti miratoi “Lex Perkovic” kontrovers, duke penguar kështu ekstradimin e të dyshuarve.

Nën presionin e Komisionit Evropian, ai ligj u ndryshua dhe gjykata lejoi ekstradimin, kështu që Perkoviç dhe Mustaç u ekstraduan në Gjermani në gjysmën e parë të vitit 2014. /Albanianpost.com

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti rus Vladimir Putin tha se do të bashkëpunojë me…