GJENERALI AMERIKAN DHE GJENERALI SHQIPTAR PËR ALI AHMETIN

28 tetor 2021 | 00:08


Ismet Sylejmani

Dy gjeneralët për Ali Ahmetin!

Wesley Clark dhe Kudusi Lame!

Gjenerali i SHBA-së Wesley Clark dhe Gjenerali i Shqiperisë Kudusi Lame, janë dy ikonat e artit ushtarak, që janë pozicionuar hapur e pa ekuivoke, pro figurës dhe personalitetit madhor të Ali Ahmetiti!

Gjenerali amerikan në Shkup, Gjenerali shqiptar në Haraçinë!

Njëri takon Udhëheqësin e popullit shqiptar Ali Ahmeti në Shkup, tjetri në Haraçinën Legjendare, nga aty ku UÇK rrezikonte Kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkupin!

Gjenerali Amerikan Legjendari Clark, dha urdhër për bombardimin e Serbisë pushtuese, kurse Gjenerali Shqiptar Lame, ishte furnizuesi kryesorë i UÇK-së në kufirin e Shqipërisë me Kosovën!

Gjenerali Amerikan Wesley Clark, e quan hero e legjendë Komandantin e Përgjithshëm të UÇK-së e Udhëheqësin e popullit shqiptar Ali Ahmeti, kurse Gjenerali shqiptar Kudusi Lame e kërkon votën për partinë e Ali Ahmetit, për BDI-në në Haraçinën heroike, e cila në kohën e luftës ishte shëndërruar në arenën e madhe të përleshjes në mes të forcave të UÇK-së dhe atyre shtetërore e ushtarake Maqedone!

Ali Ahmeti i ka të rrallë shembujt, është ikonë lavdimadhe e popullit shqiptar, Atdheut dhe Kombit!

Vota për Ali Ahmetin, është nderim historik për votuesin shqiptar!

Prishtinë, 27 Tetor 2021

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar senatorin…