Gjeneralmajor Timothy E. Orr shpallet “Qytetar Nderi” i Istogut

08 maj 2019 | 12:55

Komuna e Istogut me anë të një ceremonie solemne në Kuvendin Komunal, ia ka ndarë titullin “Qytetar Nderi” komandantit të Iowa-s, gjeneralmajor Timothy E. Orr.

Në këtë ceremoni të pranishëm ishin kryetari i Istogut, Haki Rugova, ai i Kuvendit Komunal, Qaush Balaj, asamblistë dhe shumë qytetarë të këtij qyteti.

Gjeneralmajor Timothy E. Orr gjatë fjalimit të tij ka falënderuar komunën e Istogut për këtë titull.

“Për mua nuk ka arritje më të madhe se sa ta pranojë çelësin e qytetit të Istogut. Do të përdorë këtë çelës me përgjegjësi dhe krenari dhe u premtoj se nuk kam me hap dyer që nuk duhet. Do të bëhem qytetar i mirë”, ka thënë gjeneralmajori Orr.

Ndërsa, kryetari i Kuvendit Komunal të Istogut, Qaush Balaj, ka thënë se ndarja e këtij çmimi është si rezultat i punës madhore që ka bërë gjeneralmajor Timothy E. Orr për miqësinë Kosovë-ShBA.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-trajneri i Përfaqësueses së Italisë, Antonio Conte, ka përjashtuar mundësinë…