Conte nuk e merr drejtimin e Romës

08 maj 2019 | 12:46

Ish-trajneri i Përfaqësueses së Italisë, Antonio Conte, ka përjashtuar mundësinë për ta drejtuar skuadrën e Romës gjatë edicionit 2019/20, njoftojnë mediumet italiane të martën.

“Për momentin te Roma nuk janë kushtet për të punuar. Por, mendoj se në një të ardhme do ta drejtoj Romën”, është shprehur Conte, i cili ka punuar te Chelsea e Juventusi, ekipe më të cilat ka fituar tituj kampioni. Pas distancimit nga Roma, për Conten në garë mbeten Interi dhe Milani.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ruari O’Connell, ka…