Ambasadori O’Connell kërkon nga institucionet e Kosovës ta luftojnë korrupsionin

08 maj 2019 | 12:44

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ruari O’Connell, ka deklaruar se Kosova e ka kohën e fundit për të ndërmarrë veprime konkrete për ta luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Ai në një diskutim të hapur të organizuar nga Lëvizja “FOL”, ka theksuar se është në interesin e bashkësisë ndërkombëtare që Kosova të jetë funksionale dhe e suksesshme.

Në këtë kontekst, ambasadori britanik ka thënë se bashkësia ndërkombëtare ka investuar shumë në Kosovë.

“Nëse Kosova nuk merr masa për luftimin e korrupsionit, le të themi për shpërlarje parash, atëherë kjo është një ftese për kriminelët që ta përdorin Kosovën. Kjo është e papranueshme. Nuk duhet që Kosova të bëhet strehimore e parasë kriminale”, .

“20 vjet pas luftës kemi ardhur në një moment kur duhet të merren masa konkrete që ofrojnë rezultate. Ne jemi deklaruar si Mbretëri e Bashkuar disa herë për disa dukuri. Duhet të dëgjoni miqtë e Kosovës kur themi se ka ardhur koha për t’i rregulluar këto gjëra sepse s’kemi më durim. Kosova ka nevojë për mbështetjen ndërkombëtare. Nëse kjo humbet do të ishte një problem jetik për Kosovën”, ka thënë O’Connelli.

Në këtë diskutim, ambasadori O’Connell ka folur edhe për procesin e rekrutimit në Kosovë me ç’rast ka thënë se meritokracia nuk është praktikë e punësimit në Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu është shfaqur tepër i mërzitur…